Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Deklaroi problemet me pagat, Sinan Idrizi i kthen reston gazetarit: Deklaratë absurde, ndoshta e ka hallin diku tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaroi problemet me pagat, Sinan Idrizi i kthen reston gazetarit:

Ditën e dielë, gazetari sportiv Gëzim Sinemai deklaroi në një emision televiziv se në Vlorë kanë probleme me rrogat, kjo sipas Sinematit ishte dhe arsyeja se pse Flamurtari dështoi ndaj Vllaznisë, duke u mundur 3-0.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i administratorit të Flamurtarit, i cili ka hedhur posht zërat për vonëse të rrogave, duke sfiduar gazetarin të shkojë në Vlorë dhe të kontrollojë llogaritë e lojtarëve dhe stafit teknik.

"Jam i shokuar nga ajo deklaratë që kanë dëgjuar sepse e kam konsideruar Gëzim Sinematin si një gazetar të mirë në vendin tonë, një penë. E ftoj të vijë në Vlorë dhe të verifikojë llogaritë e lojtarëve të Flamurtarit dhe stafit teknik. Le ta shohë se sa pagujmë për ekipin. Nëse ka një problem si ai që përmend  gazetari, tërhiqem unë, në të kundërt Sinemati duhet të kërkojnë ndjesë publike për atë që ka thënë. Ndoshta e ka hallin diku tjetër, sepse kam dëgjuar dhe shumë histori të tipit: Idrizi u puth me Dukën në zgjedhjet e FSHF-së apo ku di unë. Unë jam një qytetar  dhe i jap dorën fituesit. Edhe një herë, ftoj Sinematin të vijë në Vlorë dhe të verifikojë. E respektoj si gazetar, por nuk e di në këtë rast pse e ka lëshuar atë deklaratë absurde", është shprehur Idrizi lidhur me këtë çështje.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga