Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Deklarata e bujshme/ Starova largohet nga Partizani, trajneri merr vendim për pozicionin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Deklarata e bujshme/ Starova largohet nga Partizani, trajneri merr vendim

Partizani lufton në këtë sezon për titullin kampion teksa renditet në vendin e dytë me 52 pikë të barabarta me Kukësin kryesues. Të kuqtë kanë bërë gjithçka mirë në këtë edicion futbollistik, pasi edhe presidenca i plotësoi trajnerit Starova çdo kërkesë duke ofruar në skuadër lojtarë cilësorë. Por, së fundmi nga kampi i Partizanit vjen një lajm befasues.

Sulejman Starova ka marrë vendim për t'u larguar në fund të këtij sezoni, shkruan "Sport Ekspres". Edhe nëse të kuqtë fitojnë titullin e 16-të kampion, 61-vjeçari do të largohet nga pankina për të rimarrë postin e këshilltarit pranë presidentit Gaz Demi.

Kujtojmë që Starova erdhi në krye të pankinës së kuqe në këtë sezon futbollistik, në muajin tetor, pas largimit të trajnerit Adolfo Sormani. Dora e teknikut kryeqytetas u vu re menjëherë teksa nën drejtimin e tij Partizani arriti të merrte disa fitore radhazi. Por arsyeja e këtij vendimi të papritur të Starovës nuk dihet dhe në ditët e ardhshme pritet të mësohet se për se 61-vjeçari ka zgjedhur të largohet në fund të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga