
Ditën e djeshme është luajtur takimi i javës së 33-të të kampionatit mes Luftëtarit dhe Partizanit, sfidë e cila ka përfunduar në barazim 2-2. Fill pas ndeshjes u tha se në Gjirokastër ishin të pranishëm menaxherë nga Greqi dhe Holanda dhe se këta të fundit kishin "piketuar" tri lojtarë të Luftëtarit, mes tyre flitej se ishte dhe Dejvi Bregu.
Vlonati i kontaktuar nga newsport.al lidhur me këtë gjë është shprehur se nuk ka qenë në dijeni dhe se nuk ka informacion nëse ka patur apo jo menaxherë të huaj ditën e djeshme në stadium.
"Nuk e di nëse ka patur menaxherë. Nuk kam dijeni për këtë gjë". I pyetur për ndesheshjen e djeshme, ai është shprehur: "Rezultati i djeshëm është më favorizues për Luftëtarin që të shkojë në Europë".
Vlonjati ka zbuluar detaje për të ardhmen e tij, për të cilën ai thotë se do të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri dhe se nuk do luajë me Luftëtarin në Europë.
"Të ardhmen e di agjenti im. Po, do largohem pas përfundimit të kampionatit. Kam kohë që e kam pranuar që kam firmosur me Skënderbeun. Kam qenë lojtar i Skënderbeut nga janari i këtij viti. Te Luftëtari isha i huazuar. Nuk do të luaj me Luftëtarin në Europë".
22-vjeçari ka komentuar dhe vendimin e UEFA-s për pezullimin e klubi korçar me vjet nga kompeticionet europiane dhe gjobë 1 milionë euro. I pyetur se a do të vazhdojë të jetë i mendimt t'iu bashkohet korçarëve në rast të mbetjes në fuqi të vendimit të UEFA-s, Bregu është shprehur: "Sezonin e ri e di klubi i Skënderbeut dhe agjenti im se si do të veprohet. Sa i përket dënimit, nuk më takon mua të flas, thjesht kam besim të plotë se Skënderbeu do ta fitojë çështjen në CAS". /NEWSPORT.AL/