Dëgjohen lutjet e popullit brazilian, Neymar sjell festën te "Selecao"
Shkruar nga NEWSPORT
Brazili po vuan nga disa mungesa të rëndësishme në këtë Kupë Bote. E fundit ishte dëmtimi i Neymar ku mendohej që do të humbiste dhe sfidat e mbetura të Katar2022. Në ndeshjen e parë ndaj Serbisë Neymar pësoi një dëmtim të rëndë, ku la fushën e lojës duke çaluar.
Alarmi ishte i madh pasi këmba e yllit të PSG dukej në një gjëndje alarmante. Shqetësimet e tifozëve duket se tashmë kanë marrë fund pasi O’Ney është shfaqur në seancën stërvitore të Selecaos. Sulmuesi mendohet të ketë lënë pas dëmtimin dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Koresë së Jugut.