Situata në klubin e Kukësit ka dalë nga kontrolli. Prej ditësh tanimë lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen duke kërkuar pesë muaj paga, teka nga klubi konsiderohen si gjoba. Për këtë, Vesel Limaj ka kërkuar llogari nga klubi. Në debat e sipër kapiteni "non grata" është përplasur fizikisht me djalin e Safet Gjicit, Ronaldon.

Sipas Konica.al është dashur ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës që situata të mos agravonte. Grushta dhe mosmarrëveshje në fundin e sezonit, me lojtarët që kërkojnë pagat sipas kontratave. Kujtojmë se dje newsport.al njoftoi se katër muaj paga janë konsideruar gjoba nga drejtuesit, teksa një kontratë është shpërndarë për lojtarët nga klubi, ku kërkohet të heqin dorë nga pagesa dhe të pranojnë vetëm një muaj pagë.
LEXO: BOMBASTIKE te KUKËSI, ekipi refuzon stërvitjen, propozimi i klubit cilësohet qesharak (DETAJET)
LEXO: KUKËSI në kolaps total, largohet Nderim NEXHIPI