Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias në transfertë. Korçarët fituan 1-0 ndaj vendasve, teksa rikthehen në Superiore në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pas ndeshjes për “Skaner Superiore”, Ivan Gvozdenovic do të ishte shumë i lumtur që të tijtë morën një 3 pikësh.
“Fitorja? Sot ishte shumë e vështirë dhe ishim shumë të stresuar. Ka shumë respekt për Egnatian, ka një ekim me cilësi. Jma shumë i kënaqur me pikët, pasi kam dhe një djem shumë të talentuar. Kjo ishte e merituar.
Arma më e fortë e Skënderbeut? Ishim shumë të përgatitur për kundërsulmet. Nikaj dhe rashica janë shumë të shpejtë. Nga pankina kisha Likaj dhe Yuric. Me besim fituam sot.
Objektivi? Kemi dhe 35 javë dhe ne duhet të ecim javë pas jave dhe duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë.
Merkato? Kemi firmosur me një sulmues nga kameruni dhe do presim të na bashkohet së shpejti".