Mbrojtësi Mateo Kocijan dhe mesfushori Gjelbrim Taipi kanë debutuar me fanellën e “Demave”. Ndeshjen e djeshme kundër Atletic Escaldes mbrojtësi kroat e nisi ndeshjen titullar.
Ai luajti në vend të Saliu Sembene i cili ka qenë pjesë e 11-shes së formacionit në të dyja ndeshjen kundër Bate Borisov. Kocijan qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe duke u vlerësuar pozitiv pasi bëri një paraqitje të mirë edhe pse nuk kishte shumë punë faza mbrojtëse.
Në krahun tjetër Taipi u aktivizua në minutën e 65-të duke zëvëndësuar Mehmetin. Taipi zhvilloi një ndeshje të mirë dhe me grintë teksa shihet nga Zekiç si perfekti për formacionin e tij dhe repartin e mesfushës.