
Auron Miloti debutoi dje sërish me skuadrën e Vllaznisë. Kësaj here ai ishte në postin e trajnerit. 30 vite më parë ai pati debutuar si lojtar me fanellën kuqeblu. Pas një karriere të suksesshme si lojtar ia kthehet tani tek klubi ku u lind dhe u rrit për ta kthyer sërish në majën e futbollit shqiptar.
Klubi i Vllaznisë përmes një postimi në rrjetet sociale i uron Milotit një karrierë të sukseshme si trajner. Shkodrani zëvëndësoi në stolin e kuqebluve Mirel Josën i cili u shkarkua dy javë më parë.
Poll