Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Debutimi i dytë i Selmanit: Për mua është kthim pas, Laçi luan për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Debutimi i dytë i Selmanit: Për mua është kthim pas,

Laçi mposhti Partizanin brenda në kryeqytet me një përmbysje nga golat e mbrojtësit Rudolf Turkaj dhe bomberit Vasil Shkurtaj. Një fitore shumë e rëndësishme për kurbinasit që ngjiten kështu në vendin e tretë në renditje. Pas ndeshjes, për Oversport, foli portieri Selmani qe debutoi per here te dyte me Laçin.

Ekipin e kam gjetur shumë mirë, me harmoni edhe për dy fitoret e fundit. Kjo fitore ka shumë vlerë, ekipi tregoi karakter dhe e merituam fitoren. Dajsinani? Mario është një portier shumë i mirë, kemi kohë që njifemi, ne do të mundohemi të ndihmojmë Lacin. Për mua ishte një kthim mbrapa por dua të falenderoj presidentin Laska që më hapi derën dhe tani do të ndihmoj Lacin të arrijë objektivat.

Ti marrim ndeshjet me rradhë, kryesore është Europa. Duhet vazhdimësi, punë dhe pak fat. Laci ka qenë gjithmon kompetitiv me djemë që japin maksimumin për ekipin. Jemi në objektivat që kemi qenë gjithmon dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga