Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Debutimi historik i Enea Jorgjit, arbitri më i mirë shqiptar protagonist në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Debutimi historik i Enea Jorgjit, arbitri më i mirë shqiptar

Mesditën e sotme, gjermanët e Leipzig janë ndeshur në transfertë përballë Young Boys. Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, përfundoi me rezultatin 1-3 për miqtë.

Në këtë ndeshje, arbitri që vendosi drejtësi ishte shqiptari, Enea Jorgji. Një paraqitje mjaft e mirë nga Jorgji i cili ishte protagonist në këtë sfidë. Në një rast ku Leipzig kërkoi penallti, Jorgji nuk e dha, teksa më vonë kur u thirr nga VAR, vendimi i parë i arbitrit qëlloi të ishte i saktë.

Gjatë sfidës, Jorgji dha gjithashtu edhe 6 kartonë të verdhë, nga 3 për secilin ekip. Një paraqitje mjaft dinjitoze për të ashtuquajturin, arbitrin më të mirë shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga