
Egnatia udhëton drejt Kukësit ku do të përballet me vendasit në Kukës Arena në orën 15:00 për javën e 9-të të Abissnet Superiore. Në stolin e rrogozhinasve debuton për herë të parë trajneri Shpëtim Duro i cili mori detyrën e lënë nga paraardhësi Tetova. Duro ka detyrë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive pas 4 ndeshjeve pa fitore.
Me ndeshjen e parë vijnë dhe problemet e para. Egnata duhet të bëjë pa shërbimet e kapitenit Jackson dhe sulmuesit Mihana. Braziliani sapo u rikthye nga dëmtimi dhe në ndeshjen ndaj Teutës fatkeqësisht u detyrua të largohej përsëri. Redon Mihan akoma nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të mungojë edhe për këtë javë.
Poll