
Sulejman Starova dhe Ardi Behari kanë debatuar për formën e Xhuliano Skukës dhe Redon Xhixhës. Të ftuar në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit, ata kishin mendime të kundërta për performancat e lojtarëve.
Starova flet me superlativa për Xhixhën, sigurisht duke mos anashkaluar dhe punën e mirë të Skukës. Por, ish-trajneri i njohur është i mendimit se sulmuesi bardheblu është më lart se shtatlarti i kuq. Ndryshe thotë Behari, i cili veçon pozicionin e dy lojtarëve në fushën e blertë.
Debati mes Starovës dhe Beharit:
Starova: Ne nuk marrim parasysh fjalët e njëri-tjetrit. Duhet të marrim parasysh, çfarë pranojmë te njëri-tjetri. Janë dy lojtarë me vlera.
Behari: Xhixha në Ballsh. E pe gjë ti ku ishte në Ballsh?
Starova: Ky është super Xhixha tani. Nuk më intereson fare a është apo jo numër 9 Xhixha. Mua më intereson rendimenti. Ti s’e merr parasysh, ç’a?
Behari: I shkon skuadra me lojë. Pjesën e dytë...
Starova: Lene mos ia ul atë. Flit me superlativa për Skukën, s’ka problem. Nëse nuk flet për Xhixhën në këtë kampionat që po bën diferencën, unë vetëm ty të kam parë.
Behari: Mua më pëlqen ky Skuka mër vëlla, çfarë të të bëj unë ty tani?
Starova: 10 gola me 4, ti do të mbrosh 4-ën. Mbro 4-ën pra!