Roma dhe Fiorentina nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në sfidën e javës së 28-të të Serie A. një duel mjaft i luftuar mes të dy ekipeve, ku u shënuan 4 gola, por në skuadrat mornq vetmë nga 1 pikë.
Pas këtij barazimi, për mediat italiane ka folur Daniele de Rossi. Trajneri i verdhekuqve është i kënaqur me një pikë, pasi sipas tij ishte një ndeshje shumë e vështirë.
“Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Megjithatë, pjesa e dytë shkoi më mirë, por ne nuk patëm shumë gjuajte në portë. Kundërshtari është shumë i fortë, mos ta harrojmë këtë. Pika e fituar është shumë e rëndësishme, si për moralin, ashtu edhe për renditjen.
Svilar dhe pritja e penalltisë? Mile është një djalë fantastik. Ai po punon mirë, i mbështetur nga stafi, trajneri i portierëve dhe Rui. Ai priti një penallti dhe ishte shumë vendimtar”, ka përfunduar timonieri i Romës.