
Mesfushori i Milan, Charles De Ketelaere ka folur lidhjme ecurinë e tij me skuadrën kuqezi. Belgu nuk po kalon një sezon të mirë ndryshe nga ç’pritej prej tij. Shpesh ka qenë në qendër të kritikave si nga shtypi ashtu dhe nga tifozët. Lojtari i ka praunuar gjithmonë këto kritika por nuk dëshiron të përqëndrohet shumë tek ato.
“E pranoj që në një mënyrë apo në një tjetër i dëgjoj ato komente”, thotë De Ketelaere për “Het Laatste Nieuws”. “Por kurrë nuk jam fokusuar tek ato. Në Brugges gjithashtu kam marrë shumë komente pozitive dhe negative. Në Milano komentet në fillim ishin pozitive më pas u bënë negative. Unë kurrë nuk do ta lë veten të tërhiqem nga kritikat negative, ashtu siç nuk do të zemërohem nëse një ditë situata kthehet në pozitive. Shumë shokë të skuadrës më këshilluan të mos lexoja gazetat, kështu që nuk e dija për titullin “Princi i San Siros”, ka përfunduar De Ketelaere.