Xhani De Biazi do të nisë grumbullimin e kombëtares për dy sfidat e radhës. Tekniku italian tashmë nuk do të ketë më në skuadër kapitenin Lorik Cana, pasi së fundmi ai deklaroi që dëshiron t’i lejë hapësirë të rinjve. Mirëpo për teknikun e kuqezinjve kjo çështje nuk është problem, pasi alternativat në qendër të mbrojtjes janë Gjimshiti dhe Veseli. Të dy janë lojtarë cilësorë dhe pozicionalë në qendër të mbrojtjes. Megjithatë akoma nuk është zbuluar se cili prej tyre pritet ta nisë titullar. Vetëm në ditën e ndeshjes kundër Marokut, do të shihet se cili do të jetë në vend të Canës.
Por duhet thënë që pas dëmtimit të Ajetit ditën e djeshme me Torinon, nuk është çudi që t’i shohim të dy qendërmbrojtësit ta nisin titullarë që nga fillimi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.