
Trajneri i kuqezinjve sot ka hedhur një tjetër hap të madh në karrierën e tij. Fitorja kundër Rumanisë jo vetëm historike se e mundëm këtë ekip pas 68 vjetësh, por se tashmë jemi një hap më pranë kalimit në fazën e 1/8-ave, duke qenë se jemi dhe ekip debutues. Ndërsa në konferencën për shtyp në fund të takimit tekniku kuqezi tha:“Ky ka qenë motivi i katër viteve. Kemi punuar në katër vite dhe kemi arritur këtu. Sigurisht që është dita më e bukur me Kombëtaren. Fitore historike që do të mbetet në mendjen e të gjithëve.
Sinqerisht mendoj se ndaj Francës dhe Zvicrtës kemi merituar më shumë. Skuadra jonë e ka pasur të vështirë të ambientohej me këtë klimë sepse skuadrat kanë shumë vlera në këtë nivel dhe janë të mësuara me këtë nivel. Ne arritëm që të ambientoheshim me këtë klimë dhe skuadra ka bërë lojën e mirë.
Të gjithë tifozët e Shqipërisë duhet të jenë shumë të lumtur për këtë që ka bërë kombëtarja. Kundër Zvicrës për 1 orë edhe pse me një lojtar më pak ne bëmë lojën dhe rastet tona. Ndaj Francës u ndëshkuam në fund. Në ndeshjen me Francën mund të kishim marrë rezultat tjetër, por u mundëm në minutën e fundit.
Janë fjalët e duhura. Pavarësisht se ishte shkruar në tabelat e stadiumit, por mendova se do të gaboja në një fjalë, por nuk e bëra një gjë të tillë.
Faleminderit më pëlqen, mirupafshim!”