
Ka punuar për më tepër se 4 vite me Kombëtaren kuqezi dhe tashmë është duke 'korrur' frytet e punës së tij. Shqipëria është në fazën e grupeve të Europianit, ndërsa nuk ka marrë asnjë pikë dhe nuk ka shënuar. Sot do të jetë ndeshja e fundit dhe shpresa finale për t'u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, ndërsa vetëm fitorja i bën punë kuqezinjve. Sa i përket trajnerit, ai ka dhënë deklaratën e fundit, ku në profilin e tij në 'instagram' është shprehur: "Shpresa vdes e fundit"!
Poll