Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biazi me formacion të ri për Francën, ja hyrje-daljet

Shkruar nga NEWSPORT

Në orën 18:00 Shqipëria ka zhvilluar seancën përgatitore të planifikuar nga stafi teknik për ndeshjen me Francën që do të luhet më 15 qershor. Një ditë pas ndeshjes me Zvicrën De Biazi e ka ndarë skuadrën në dy grupe. Në njërin grup ishin titullarët e sfidës së djeshme, të cilët kryen një stërvitje të shkurtër, kurse në grupin tjetër ishtë e gjithë pjesa tjetër e skuadrës që kryen një seancë prej 80 minutash. Deri në sfidën e Marsejës, Kombëtarja kuqezi do të vijojë me tri përgatitje të tjera.

Albania's midfielder Taulant Xhaka looks at Serbian players after Serbia's defender Aleksandar Kolarov scored a goal during the Euro 2016 Group I qualifying football match between Albania and Serbia at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on October 8, 2015. AFP PHOTO / NIKOLAY DOYCHINOVNIKOLAY DOYCHINOV/AFP/Getty ImagesPor ajo që ra më shumë në sy në këtë stërvitje ishte formacioni. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se De Biasi do të bëjë disa hyrje-dalje për ndeshjen me Francën. Treshja Lila-Kaçe-Memushaj, mësohet se do të hidhen në fushë që nga minuta e parë, teksa nuk bëhet e ditur se cilët janë ata që do ta ndjekin ndeshjen nga stoli, por me shumë gjasa do të jenë Kukeli e Xhaka. Përpos mungesës së Lorik Canës, i cili u ndëshkua me karton të kuq, Taulant Xhaka duket se është penalizuar për gjestin e bërë në momentin e zëvendësimit. Kështu, porpos aftësive që ka, nervat të lënë edhe jashtë formacionit. Kështu që vendi ne tij mund ta marrë menjëherë Kaçe që bëri prezencë mbresëlënëse. Por, ajo që nuk është kuptuar ende, është se kujt do t’i marrë vendin Andi Lila dhe Ledjan Memushaj. Memushaj luan në mesfushë, ndërsa Lila është sprovuar në të dy krahët e mbrojtjes dhe mesfushës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga