Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biazi flet për Botërorin e Rusisë: Ëndërrojmë! Tani na "luten" ne, talentet që luajnë jashtë

Shkruar nga NEWSPORT
De Biazi flet për Botërorin e Rusisë: Ëndërrojmë!

Xhani de Biazi, prej dy ditësh radhazi është duke ndjekur nga afër seancat stërvitore të Sampdorias. Trajneri i Kombëtares është ftuar nga drejtuesit e klubit të Serisë A dhe nuk e ka refuzuar këtë "ofertë".

Në një intervistë për kanalin zyrtar të Sampdorias, italiani i stolit kuqezi ka folur mbi mundësinë që ka Shqipëria për të shkuar në Botëror dhe për faktin se falë arritjeve të fundit, përfaqësuesja jonë ka rritur ndjeshëm edhe prestigjin e saj.

"Falë arritjeve të fundit të Kombëtares kuqezi, talentet shqiptarë që luajnë jashtë, na marrin vetë në telefon duke kërkuar mundësi për të luajtur me ne.

Në fakt, talentet nuk nga mungojnë. Mos harrojmë se pak ditë më parë, Keidi Bare debutoi me ekipin e parë të Atletiko Madridit.

Unë ndihem pjesë e popullit dhe kulturës shqiptare. Kjo tokë i meriton frytet e veta.

Botërori i Rusisë? Është një ëndër për ne, por di të them se nuk duhet hequr kurrë dorë nga ëndrra", deklaroi trajneri De Biazi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga