Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biazi, fanatik i skemës “bunker”

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse Shqipëria nuk ka asnjë presion për rezultat, në ndeshjen historike të saj me Zvicrën, e para në një kompeticion madhor, siç është kampionati europian, trajneri Xhani de Biazi mendon të luajë me skemë mbrojtëse. Këtë gjë ka bërë gjatë ndeshjeve eliminatore dhe kështu dëshiron të vazhdojë, me 4 mbrojtës dhe 5 mesfushorë, 3 nga të cilët, ata të qendrës, formojnë një “digë” shumë të fortë për kundërshtarin. Para portierit Berisha janë Cana dhe Mavraj në qendër dhe Hysaj e Agolli nga krahët. Në mesfushë pritet të luajnë Roshi në të djathtë dhe Lenjani në të majtë, kurse në qendër Xhaka dhe Abrashi janë të sigurt. Kukeli, i cili vjen nga një dëmtim, është gati dhe duket se e ka fituar balotazhin me Kaçen, pasi i përshtatet më shumë skemës së trajnerit de Biazi.

[caption id="attachment_979" align="alignright" width="400"]Cikalleshi Sokol Cikalleshi, kandidati kryesor për vendin e titullarit në sulm[/caption]

Maja e sulmit pritet t’i besohet Sokol Cikalleshit, edhe pse duhet theksuar se konkurrenca në këtë repart është e madhe, pasi gati janë edhe Armando Sadiku, Shkëlqen Gashi dhe Bekim Balaj. Të gjithë premtojnë maksimumin, por trajneri duhet të zgjedhë vetëm një, ku shanset më të mëdha i ka kavajasi që luan në kampionatin turk. Kuptohet qartë që trajneri i kuqezinjve mendon për mbrojtjen dhe rezultatin, jo shumë për nivelin e lojës. Një “armë” e fortë për kombëtaren tonë mbeten goditjet standarde.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga