Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biazi bën llogaritë: Ja si kualifikohet Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
De Biazi bën llogaritë: Ja si kualifikohet Shqipëria

Pas fitores me Rumaninë sytë e De Biazit janë drejtuar te grupet e tjera që luajnë ndeshjet gjatë këtyre ditëve. Gjatë një interviste për një media italiane, De Biazi tregoi të gjitha ndeshjet vendimtare që Shqipëria të kalojë grupin.

Sytë i kam pikërisht te grupi i Italisë, duke shpresuar që edhe te grupi i Austrisë të ketë rezultate që na ndihmojnë. Një ndihmë mund të vijë edhe nga takimi mes Turqisë dhe Republikës Çeke. A kam folur me Conten për ndihmë? Jo, jo, akoma”, tha trajneri i përfaqësueses shqiptare.

Megjithatë, tekniku italian duket i kënaqur me skuadrën e tij sido që do të shkojnë gjërat në ditët në vijim.

Sido që të shkojë, kemi bërë një Europian të madh, tre paraqitje shumë të mira. Por për ironi të fatit, nuk morëm pikë në ndeshjet e para ku krijuam më shumë raste sesa mbrëmë që fituam”, përfundoi De Biazi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga