
Klaus Gjasula do të vazhdojë të jetë pjesë e Darmstaadt të paktën edhe një sezon, pasi mesfushori shqiptarë dhe klubi gjerman kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman nëpërmjet në faqen zyrtare.
Lojtarit të kombëtares kontrata aktuale i përfundon në qershorin e 2023 dhe palët tashmë e kanë rinovuar atë edhe për një sezon tjetër deri në vitin 2024. “Gladiatori” shqiptarë është bërë pjesë e Darmstadt që në vitin 2021, ndërsa ka zhvilluar 32 ndeshje.
Për shkak të një dëmtimi, mesfushori 33-vjeçar ka mbetur larg fushave të blerta që nga shtatori, por tashmë Gjasula ka hedhur prapa prahëve dëmtimin dhe është gati për të ndidmuar skuadrën në pjesën tjetër të sezonit në Bundesligën 2.
Kujtojmë se Darmstadt renditet në vendin e parë të kampionatit, teksa synimi është ngjitja në Bundesligë