
Darka e kuqezinjve ka vijuar me batuta nga të gjithë të pranishmit. Në këtë darkë ishin krerët e shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës. Edi Rama dhe trajneri De Biazi shpërndanë edhe pasaportat për kuqezinjtë. Sipas "panoramës",tekniku italian vlerësoi për lojën e treguar mesfushorin Kukeli duke folur në gjuhën italiane, por ky i fundit nuk e kuptoi duke plasur të qeshurat e të gjithë të pranishmëve.
“Ka cilësi teknike, shpirtin e sakrificës, dëshirën për të qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës. E admiroj shumë sepse të jesh modest, por të njohësh vlerat është një cilësi e tij”,-kishte thënë De Biazi për Kukelin. Por mesfushori i surprizoi të gjithë kur tha : “Unë nuk e kuptova. Faleminderit. Jam shumë krenar që luaj për Kombëtaren, për këtë ekip. Falënderoj misterin dhe Kryeministrin për pasaportën”.