
Dje, në takimin që Flamurtari luajti ndaj Partizani në kuadër të çerekfinales së parë për Kupë, pati shumë risi. Partizani humbi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Vlonjatëve dhe kjo bëri që drejtuesit e të kuqve të ishin të mërzitur.
Por, humbja e dytë radhazi nga e njëjta skuadër duket se nuk ka përbërë "problem" për zv/trajnerin e Partizanit, Klevis Dalipi i cili ndryshe nga Sulejman Starova, ka takuar trajnerin e Flamurtarit, Shpëtim Duro si në fillim të takimit ashtu edhe në fund, duke mos ndjekur kështu shembullin e "Bobit".
Si duke Dalipi ka marrë një tjetër vendim, të përgëzojë kundërshtarin edhe pse fitorja e djeshme për vlonjatët ka ardhur mes shumë polemikash, por që zv/trajneri nuk ka dashur të bëhet pjesë e tyre duke mbajtur qëndrim profesionisti përballë kundërshtarit.