Dalin në shitje biletat për Italinë, ja si mund t'i siguroni
Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e Kombëtares kuqezi ndaj Italisë sa vjen dhe afrohet. Takimi i planifikuar të zhvillohet me datë 16 nëntor, në “Air Albania” ka nxitur një nismë tepër speciale për të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare.
Biletat për këtë takim do të vijnë më ulje për të gjithë tifozët shqiptar, ku me anë të antarsimit në Klubin e Tifozëve të Kombëtares, do të përfitohet ulje për çdo produkt në dyqanin e FSHF dhe para-blerjen e biletave për ndeshjen e Kombëtares për takimin ndaj Italisë dhe Armenisë.