
Kur do dhe vetëm pak ditë që merkatoja të starojë, Skënderbeu e ka marrë me qetësi. Drejtuesit e klubit i kanë lënë të gjithë pushim për tu qetësuar dhe festuar suksesin e arritur deri tani.
Sot, zbulohet se do të zhvillohet takimi i parë pas pushimeve ku do të diskutohet për planet e merkatos dhe këtu flitet si për afrime ashtu dhe për largime të mundshme. Sa i përket afrimeve, Ilir Daja e ka shprehur që më herët dëshirën e tij për ndaj presidentit Ardjan Takaj. Dëshira e trajnerit Daja është afrimi i dy lojtarëve në repartin e sulmit, problemi i vetëm që Skënderbeu ka pasur për pjesën e parë të sezonit.
Normalisht që nuk do mbetet me kaq, pasi prite që afrime të ketë dhe në repartet e tjera, gjithmonë duke pasur primare ruajtjen e grupit aktual. Sa i përket largimeve, mundësia më e madhe ekziston që Bajram Jashanica të largohet nga korçarët në janar, por ka një problem.
Rusët të cilët ishin të interesuar deri para pak ditësh si duket po i bëjnë "presion" klubit korçar pasi nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara. Pritet që ditët në vijim të ketë të reja në këtë drejtim për të kuptuar nëse do arrihet një marrëveshje mes palëve apo Jashanica do mbete sërish te Skënderbeu.