Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çudira me ndriçimin, Vllaznia dhe Teuta nuk "ndezin" me prozhektorë (STATISTIKA)

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira me ndriçimin, Vllaznia dhe Teuta nuk "ndezin" me

Vllaznia dhe Teuta u përballën dje në "Loro Boriçi". Krahas shterpësisë në gola, rolin e protagonistit e luajti...ndriçimi. Dy herë u shkëputën dritat gjatë pjesës së parë, çka detyroi kryesorin Olsid Ferhataj të ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Kjo situatë ka krujuar një situatë jo të mirë te të pranishmit, që kanë shpërthyer në ofendime.

Kur mendohej se Vllaznia do e kapërcente "mallkimin" e dritave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Shkodranëve iu janë kthyer në makth ndeshjet me drita, duke mos ditur të marrin pikët e plota. Asnjëherë nuk kanë fituar në "Loro Boriçin" e ndriçuar, duke pësuar humbje ndaj Tiranës, Partizanit dhe Bylisit. Pika ndaj Teutës mund të quhet e rëndësishme në këto kushte.

Teuta e Bledi Shkëmbit nuk ia ka dalë as këtë herë të marrë fitoren në transfertë. Durrsakët kanë që prej majit të sezonit të shkuar që nuk sigurojnë pikët e plota në udhëtim, zhgënjim ky që u vu re edhe në fjalët e trajnerit korçar. Nëse kthehemi te prozhektorët, makthi është I njëjtë pasi as ndaj Tiranës në "Selman Stërmasi" nuk ishte rezultati maksimal. Edhe në ndeshjen ndaj bardhebluve, me ikjen e dritave Teuta siguroi barazimin 0-0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga