Pas lajmit të publikuar në Newsport.al, për aksidentin me autobus të klubit të Skënderebut, në Beograd, ka reaguar dhe media serbe "Kurir".
[caption id="attachment_165054" align="aligncenter" width="300"] Lajmi i publikuar nga Newsport.al[/caption]
E përditshmja serbe i është kundërpërgjigjur Newsportit, duke thënë se media shqiptare e ka marrë si provokim aksidentin, ndërkohqë që asgjë nuk ishte e stisur.
Por mesa duket, media serbe ka gabuar në përkthimin lajmit, pasi në shkrimin origjinal të Newsport.al, thuhet qartë: "Fillimisht u mendua se aksidenti ishte diçka e stisur, por nuk ka qenë kështu".
Por, mesa duket "Kurir" i ka marrë me radhë shkrimet e Newsport, teksa është "kapur" edhe me lajmin tjetër të publikuar nga media jonë, në lidhje me hartën e Kosovës e vendosur në flamurin serb.
[caption id="attachment_165055" align="aligncenter" width="300"] Lajmi i publikuar nga Newsport.al[/caption]
"Kurir" është munduar ta justifikojë foton, si të vjetër, por gjithsesi fotoja është fakt se ai "grafitti" është aty dhe është totalisht provokues dhe ofendues.
Pavarsisht shkrimeve të "Kurir", faktet janë fakte dhe janë të pamohueshme.
Dikush t'i mësojë serbëve gjuhën e bukur shqipe për të qenë sa më korrektë në shkrimet e tyre...
[caption id="attachment_165059" align="aligncenter" width="717"] Reagimi i "Kurir", në lidhje me lajmin e Newsport.al[/caption]
[caption id="attachment_165056" align="aligncenter" width="671"] REagimi i "Kurir", për shkrimin e Newsport.al[/caption]