
Italia vazhdon të jetë e paparashikueshme në këtë Europian. Ata kanë mundur të triumfojnë ditën e sotme me rezultat të bardhë 2-0 ndaj kampionëve të Spanjës. Trajneri Conte në një pronocim për mediat është shprehur tepër i kënaqur me atë që të tijtë treguan në fushën e lojës.
"U treguam të jashtëzakonshëm. E dija që këta djem kanë diçka të rëndësishme përbrenda, diçka jo të zakonshme, ndaj u tregova profet. E kisha thënë para ndeshjes, jo tani. Tani duhet të rikuperojmë dhe të bëhemi gati për të shtunën ndaj Gjermanisë, sepse na pret një ndeshje tjetër e fortë. Do të na duhet një sipërmarrje tjetër titanike, sepse Gjermania është skuadra më e fortë absolut".
Më pas Conte, i thur elozhe skuadrës së tij.
"Treguam që nuk jemi katenaço. Unë mësoj futboll, jo mbrojtje. Komplimentin më të bukur ma ka bërë Çavi Hernandez, që ka thënë që Italia është gjysmë Atletico dhe gjysëm Barcelonë. Kombëtarja të dhuron emocione të jashtëzakonshme. Pas Europianit do të shkoj në Angli, por një ditë dëshiroj të kthehem te Italia", ka përfunduar tekniku i Axurrëve.