Antonio Conte do të nis punën këtë sezon me skuadrën e Chelsea. Pas mbylljes së aventurës në Europian me Italinë, tekniku do të marrë në dorë fatet e një tjetër ekipi të madh. Me të mbërritur në Angli, Conte do të tentojë të ndërtojë një skuadër të madhe, të denjë për të luftuar në kompeticionet europiane.
Një nga përforcimet që gjenden në listën e trajnerit është edhe mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj. Talenti shqiptar që luan me ekipin e Napolit në Itali ka qenë një nga më të kërkuarit e kësaj merkatoje verore edhe pse Napoli u ka thënë jo të gjitha skuadrave. Forma e treguar nga Elseidi në Europian me Shqipërinë është një bonus më shumë për rritjen e vlerave të lojtarit.
Sipas revistës ''Fourfourtwo'' lojtari është në dëshirat e Kontes për ta sjellë në skuadër që këtë sezon.
''Pas një sezoni shumë të mirë me Napolin në Seria A, Hysaj ka treguar cilësitë edhe në një kompeticion shumë të rëndësishëm siç ëhsët Europiani. Mbrojtësi i djathtë shqiptar ka impresionuar me paraqitjen e tij në të trija ndeshjet që luajti me përfaqësuesen në Francë. Tregoi qëndrueshmëri në mbrojtje dhe zotëron një kërcim shumë të mirë dhe të saktë. Mosha e tij e re, vetëm 22 vjeç krijon garanci për të ardhmmen'', përshkruan revista angleze për mbrojtësin shqiptar.
Napoli akoma nuk mendon ta lëjë të lirë Elseidin, por në rast të një oferte të mirë nga anglezët mund dhe të mos thoshte jo.