Jo vetëm Tirana, pasi edhe 3 ekipe të tjera shqiptare do të zbresin sot të luajnë në fazën e dytë të Conference League.
Ekipi i Dritës do të përballet në një transfertë mjaft të vështirë në Çeki. Skuadra nga Kosova do të ndeshet me Viktoria Plzen, ku favorit të padiskutueshëm janë këta të fundit, por “Intelektualët” besojnë tek kualifikimi.
Në krahun tjetër Dukagjini do të presë në “Fadil Vokrri” një ekip ballkanas. Rijeka, ekipi kroat me një nivel mjaft të lartë cilësie do të përballet me ekipin nga Kosova. Dukagjini do të mundohet të shfrytëzojë faktorin “shtëpi” për të mos dalë i humbur nga kjo ndeshje.
Jo vetëm ekipe nga Kosova, por edhe Shkupi, ekipi tjetër shqiptar do të luajë në këtë fazë të Ligës së Konferencës. Ekipi shqiptar do të presë në Shkup bullgarët e Levski Sofia, një kundërshtar serioz që kërkon fokus maksimal.