
Partizani do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë sezon. Demat të ndodhur në një moment “JO” në kampionët do të synojnë rikthimin te fiutorja që mundon prej më shumë se 5 javësh.
Përballë do të jetë Bylisi, një tjetër skuadër që do të kërkojë 3 pikët në “Adush Muça” për t’u larguar sa më shumë nga fundi i klasifikimit.
Giovanni Colella duket se ka “trenin e fundit” dhe synimi kryeore është të shëptojë “anijen” nga mbytja. Tekniku italian në fakt i ka “varur” shpresat te afrimet e reja, të cilët pritet të jenë gati në këtë takim.
Ngërkohë nga ana tjetër Naxhi Shensoi ka “arnuar” skuadrën , pasi ndaj të kuqve do të ketë mungesa të rëndësishme. Trumçi është i pezulluar, Damçevski dhe Zguro kanë shfaqur probleme fizike dhe pritet të mungojnë. Gjithashtu mungojnë edhe Bejin dhe Souza.
Formacionet e mundshme:
Bylis: Teqja, Abazaj (Skënderaj), Adili, Janku, Lajthia, Maçolli, Qoshku, Loran, Doi, Santos, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi
Partizani: Hoxha, Hadroj, Menish, Telushi, Atanaskovski, Murataj, Matondo, Bilali, Hoti, Da Silva, Selmani. Trajner: Giovanni Colella.