Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

COLELLA me 1001 halle, transfeta me KUKËSIN kthehet në një “mision” të vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
COLELLA me 1001 halle, transfeta me KUKËSIN kthehet në një

Partizani po bëhet gati për transfertën me Kukësin, takim që do të luhet ditën e premte në “Kukës Arena”. Kjo sfidë do të startojë në orën 13:00 dhe do të ketë një rëndësa të madhe për të dyja ekipet.

Demat do të udhëtojnë me objektivin e qartë, të largohen me 3 pikë nga Kukësi, mision i vështirë në dukje. Kjo jo për faktin që në ndeshjet e fundit “Kukës Arena” është kthyer në  një armë plus për verilindorët, por për shkak të mungesave me peshë që Giovanni Colella do të vuajë.

Hadroj dhe Sota kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe ndaj skuadrës së Hallaçit do të jenë mungesa të sigurta. Gjithashtu do të mungojë edhe Sabit Bilali, i cili pësoi një dëmtim para Erzenit dhe e ka të pamundur aktivizimin në ditën e premte.

Edhe i riu, Paulo Buxhelaj po vuan një dëmtim dhe nuk mund të jetë nën urdhrat e teknikut italian. Pork a dy rikthime që “ngrohin” paksa Colellën. Hoxha dhe Murataj kanë kaluar problemet fizike dhe do të jenë të gatshëm ndaj verilindorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga