
Partizani është në një moment jo në kampionët, teksa në 5 javët e fundit nuk i aka dalë dot të sigurojë fitoren. Dukert se derbi i fituar me Tiranën në “Air Albania” me golin e Xhuliano Skukës ka “dehur” të kuqtë, të cilët kanë siguruar vetëm 2 pikë nga 15 të mundshme.
Penges e radhës për skuadrën e Giovanni Colellës është sfida me Bylisin, takim që do të luhet ditën e diel në orën 13:00 në “Adush Muça”. Trajneri italian duhet të shptëojë “anijen” nga mbytja dhe këtë duhet ta bëjë pikërisht në duelin me ballshiotët, në të kundërt “stoli” i tij ka nisur të lëkundet.
Timonieri i demave mund të gëzojë se tashmë në në fund mund të përdorë afrimet e lojtarëve të rinj, të cilët duhet të plotësojnë më së miri vendin e lënë bosh nga Skuka, Bitri dhe Rrapaj. Në transfertën e të dielës pritet që minuta të ketë për Sabit Bilalin i cili ka shlyer dëminin e dhënë nga Federata e Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu duket se kanë marrë fund edhe rregullimi i dokumentacionit të Remzifaik Selmanit, i cili tashmë do të jetë i gatshëm për Colellën, duke shtuar kështu edhe alternativat në zgjedhje e formacioni.