Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Colella i kënaqur pas fitores: Lojtarët bënë një ndeshje të mirë. Titulli? E vetmja gjë që dua është që Tirana të humbasë pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Colella i kënaqur pas fitores: Lojtarët bënë një

Partizani arriti të dalë me pikë të plota nga shtëpia e tyre teksa mposhtën Bylisin me rezultatin 2-1. Të kuqtë vazhdojnë të ruajnë distancën -5 pikë nga Tirana. Pas ndeshjes, trajneri Colella dha intervistën e tij për Oversport.

"Thatë që jeni jashtë garës për titull, i jeni akoma këtij mendimi? Kësaj pyetjeje përgjigjuni ju. Aktualisht vazhdojmë të mbetemi 5 pikë larg kryesuesve kur kanë mbetur 6 javë nga fundi.

Sot nuk ishim perfekt, Nuk jam 100% i kënaqur, por thjeshtë i kënaqur. E vetmja gjë që dua të ndryshoj është që Tirana të humbasë pikë por këtë se bëj dot. Sot bëmë një ndeshje të mirë, jam i kënqaur për atë që shfaqëm në fushën e lojës.

Zëvëndësimet kanë bërë mirë, edhe në ndeshjet e kaluara knaë bërë mirë. Skuadra vrapon në cdo ndeshje, kjo është e rëndësishme. Në ndeshjen e ardhshme mund të marrim VAR-in tonë, pasi në ndeshjet që luajmë në shtëpi, VAR funksionon mirë ndërsa jashtë fare. Kështuqë do ta marrim në autobus.

Me Bylisin vetëm fitore, e doni si kundërshtar deri në fund të kampionatin? Bylis është një nga skuadrat që luan më mirë futboll dhe nuk e meriotn të zbresë nga Kategoria."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga