
Të gjithë shqiptarët po e përjetojnë cmendurisht shumë ndeshjen që do të luhet sot në Lens. Në mënyra të ndryshme, të gjithë po ndihen protagonist dhe po sillen si të tillë, në rrugë, në shtëpi, drejt Francës në udhëtim apo kudo që ndodhen. Baret dhe restorantet apo dhe biznese të ndryshme po përfitojnë nga rasti për të marketuar aktivitetin e tyre në kuadër të kësaj dite historike. Qëndra Tregtare Univers ka menduar një mënyrë të veçantë për të shpërblyer blerësit përgjatë ditës së sotme. 10 përqind ulje për cdo gol të shënuar nga Kombëtarja e Shqipërisë sot. Një gjetje fantastike.
Poll