Dopieta dhe kthimi i rezultatit nga 2-0 në 2-3 për të tijtë në ndeshjen kundër Malatyspor, kanë bërë që Sokol Cikalleshi të jetë në formacionin më të mirë të javës së 26 në Superligën turke të futbollit. Sulmuesi kavajas shënoi dy gola për katër minuta (80' , 84'), teksa i dha Konyaspor tri pikë me vlerë në transfertë.
Gjiaganti i sulmit është vlerësuar në maksimum për paraqitjet e tij, teksa ka marrë edhe notën më të lartë në formacionin e javës. 8.6 vlerësohet sulmuesi i Konyaspor, duke merituar edhe "trofeun" e lojtarit të javës. Cikalleshi edhe njëherë po tregon një formë të lartë sportive këtë sezon, teksa ka shënuar tre gola në kampionat.

Poll