Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

CHAMPIONS LEAGUE/ Verdiktet e fundit në fazën e grupeve, supersfida e mbrëmjes mes Bayern dhe Inter  vjen me surpriza

Shkruar nga NEWSPORT
CHAMPIONS LEAGUE/ Verdiktet e fundit në fazën e grupeve, supersfida e

Champions League do të zhvillojë sot sfidat e fundit për 4 grupet e para. Gupi A, B, C dhe D do të përmbyllin rrugëtimin e tyre, për këtë fazë. Napoli dhe Liverpool kanë siguruar biletën për fazën tjetër por vendi i parë është akoma në garë, pasi anglezëve i duhen 4 gola avantazh për t’u ngjitur në krye.

Në grupin B, Club Brugge dhe Porto janë kualifikuara për në raundin e 1/8 por diferenca e tyre është 1 pikë, dhe pas përballjeve të tyre do të përcaktohet kryesuesi. Në grupin C, i ashtuquajturi grupi i “ferrit” çdo gjë është vendosur më herët pasi Bayern mban kryesimin dhe Inter ka lënë jashtë gare Barcelonën.

Grupi që është çdo gjë e hapur është, grupi D me Tottenham, Sporting, Frankfurt dhe Marseille që do të përvaktojnë sot kush ekip vijon në fazën tjetër dhe kush jo.

Supersfida e mbrëmjes është ajo mes Bayern dhe Inter në orën 21:00. Në Allianz Arena italianët vijnë pa shumë pretendime pasi nuk duan të rrezikojnë lojhtarët e tyre për në kampionat. Nga minuta e parë pritet të jetë Asllani dhe i riu i talentuar Bellanova.

Formacioni i mundshëm për Inter:

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lautaro, Correa

Sfidat e mbrëmjes:

18:45 Leverkusen – Club Brugge

18:45 Porto – Atletico Madrid

21:00 Bayern – Inter

21:00 Liverpool – Napoli

21:00 Marseille- Tottenham

21:00 Plzen – Barcelona

21:00 Rangers – Ajax

21:00 Sporting - Frankfurt

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga