
Pas shortit të sotëm në orën 12:00, nga UEFA, rezultoi që kampionët e Korçës do të përballen me hungarezët e FerencVarosh. Një ndeshje e vështirë e Skënderbeut me kampionët e Hungarisë. Duhet theksuar që Skënderbeu ka luajtur edhe herë tjetër ndaj një skuadre hungareze, pikërisht Debrecenit, ku në Korçë arritën të triumfonin me rezultatin 1-0, kurse në Hungari u mundën me një rezultat 3-0, duke u eliminuar nga turneu. SKënderbeu do ta luajë ndeshjen e parë me 12-13 korrik dhe ndeshja e kthimit në 18 korrik, nëse vendimi i CAS do të jetë në favor të tij. Hungarezët janë një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar, pasi kanë luajtur para 12 vjetësh me skuadrën e Tiranës, duke e eliminuar nga kompeticioni përkatës.