Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

EPIKE/ Vazhdon “tallja” e hapur ndaj Realit, skuadra që lufton për mbijetesë “ngacmon” madrilenët me postimin e fundit prag ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
EPIKE/ Vazhdon “tallja” e hapur ndaj Realit, skuadra që lufton
Real Madrid - Elche

Real Madrid pret në shtëpi Elchen në javën e 28-të të kampionatit spanjoll, me pretendimet për të vazhduar ecurinë pozitive pas suksesit në transfertë ndaj Celta Vigos me rezultatin 2-1. 

Në prag të kësaj përballjeje, miqtë kanë vendosur të ngacmojnë rivalin e tyre me një video të postuar në rrjete sociale ku shihet dhe "entuziasmi" i kësaj skuadre për një ndeshje të një niveli të veçantë me "Los Blancos".

Në video shihen dy mace të cilat mbajnë secila stemën e klubeve përkatëse, ku në të majtë qëndron Reali "i shtangur" dhe Elche duke kërcyer. Padyshim, modestët spanjollë të renditur në vendin e 17-të, zotërojnë aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, dhe këtë pikë të tyre të fortë kanë vendosur ta vënë në shërbim të "talljeve" në rrjet.

Kjo nuk është hera e parë që Reali përballet me të tilla situata pasi edhe Celta një javë më parë zgjodhi të njëjtën gjuhë komunikimi, por në fund e pësoi duke u mposhtur në shtëpi. 

Poll

Lexo gjithashtu