
Champions League rikthehet të na dhurojë emocione të cilat merren vetëm në të tillë kompeticion. Dy ndeshjet e rradhës të raundit 1/32, në orën 21:00 do të ekzaltojnë shikuesit me 4 skuadra që futbollin spekatkolar e kanë në gjak.
Ekipi më në formë i momentit në Europë, Napoli, do të sfidojë Eintracht Frankfurt në transfertë me qëllimin e fitores për të qenë i qetë në ndeshjen e kthimit në Itali. Napoletanët nuk e thonë, por forma e tyre këtë sezon i bën ata pretendent seriozë edhe për një trofe të këtij niveli.
Ndërkohë, vëmendja kryesore dhe ndeshja që pritet të mbajë pa frymë futbolldashësve është ajo mes Liverpool dhe Real Madrid. Në pesë sezonet e fundit këto dy ekipe janë përballur dy herë në finale të Championsit dhe reklama për këtë sfidë nuk është e nevojshme fare, thejshtë ta shijojmë për 90 minuta.