
Sokol Cikalleshi është një nga lojtarët e ftuar për ndeshjen e Kombëtares kundër Arabisë Saudite, e vlefshme si miqësore. Sulmuesi kavajas gjendet në vendin tonë dhe sot ka takuar nga afër një nga njerëzit që ka shkruar me penën e artë emrin e tij në botë, të madhin Ismail Kadare.
Neësport.al ka siguruar një fotografi teksa futbollisti ynë takon shkrimtarin e njohur. Atmosfera mes tyre duket pozitive dhe ndoshta një “bekim” nga i madhi Kadare do të bëjë që Cikalleshi të shkëlqejë në sfidën e datës 26 tetor.
E ku ka më bukur se sa të takosh dhe të frymëzohesh nga njerëzit e penës, që për vite me radhë kanë dhënë kontributin e tyre për gjuhën shqipe. Kujtojmë që ndeshja e Shqipërisë me Arabinë Saudite do të jetë në kuadrin e një miqësoreje.