
Izraeli duket se është në një kaos total përpara përballjes me Shqipërine në Nations League ditën e shtunë. Pas lënies jashtë të lojtarit legjendar Zahavi, një tjetër skandal rëndon atmosferën në Tel Aviv përpara mbërritjes së Kombëtares Shqiptare.
Trajneri vendsoi të rikthejë yllin e kampionatit vendas, Omer Atzili dhe kjo ka sjellë reagime të forta nga një pjesë e madhe njerëzish. Atzili ishte nën hetim për një marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur por prokuroria i fali me arsyen se lojtari nuk ishte në dijeni të moshës së vajzës.
Disa mesazhe të publikuara më vonë në mediet izraelite rezultoi që futbollisti ishte në dijeni të moshës dhe kjo solli një rrëmujë të madhe me shoqata të ndryshme që kërkojnë përjashtimin e tij nga ekipi.
Në dyshim për sfidën është edhe sulmuesi i Valladolit, Ëeissman por ky ndryshe nga 2 shokët e ekipit, thjeshtë vuan nga një dëmtim të pësuar gjatë stërvitjes së djeshme dhe rrezikon seriozisht përballjen ndaj Shqipërisë.