Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çfarë po ndodh me Canën? Operacioni i gabuar dhe problemet fizike

Shkruar nga NEWSPORT
Çfarë po ndodh me Canën? Operacioni i gabuar dhe problemet

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, nuk është ai i mëparshmi, kjo është mëse normale. Mosha bën të vetën dhe fakti që nuk luan rregullisht në klubin e tij, patjetër që ndikojnë në formën e tij sportive. Por vetëm kaq? Jo. Ka diçka tjetër që nuk shkon. “Sport Ekspres” shkruan se mbrojtësin kuqezi e shqetëson vazhdimisht një dëmtim në shpinë. Kemi të bëjmë me një dëmtim të mbartur që në kohën, kur Cana luante për Lacion. Operacioni dhe faza e riaftësimit në atë kohë nuk ka shkuar si duhet dhe një vertebër e dëmtuar nuk është ngjitur si duhet. Kjo ka bërë që herë pas here Cana të ndjejë dhimbje në shpinë dhe të mungojë në ndeshje. Ai ka bërë gjithçka, duke e kursyer veten, vetëm dhe vetëm që të mos mungonte në Francë 2016, në pjesëmarrjen e parë historike të Shqipërisë në një kompeticion madhor, siç është Europiani . Ia ka arritur, por në fushë është dukur qartë se diçka e pengon kapitenin kuqezi për të qenë në nivelin e kërkuar. Dhe si për ters, edhe ai karton i kuq në ndeshjen e parë me Zvicrën.

Ndërkohë, për dëmtimin e mbartur të Canës kanë dijeni edhe pjesëtarët e stafit mjekësor të Kombëtares, po ashtu edhe ata të Nantës. Duket se ka ardhur koha që kapiteni të varë “këpucët në gozhdë” dhe, siç mësohet, ai ka një mundësi për të marrë një rol drejtuesi tek Olimpiku i Marsejës, ku dikur ishte kapiten.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga