
Mes humë ndeshjeve të luajtura në këtë datë gjatë kampionëteve europiane, mbahet mend finalja e Beogradit në vitin 1976 mes Çekosllovakisë dhe Gjermanisë. Koha e rregullt përfundoi 2-2 dhe ishte finalja e par që u vendos nga penalltitë, ku 7 të parat u realizuan të gjitha saktë. Uli Hënes gaboi dhe më pas Antonin Panenka realizoi penalltinë e famshme, që nuk do të harrohet kurrë, duke e kaluar topin lehtë në formë harku mbi portierin. Penalltia që sot njihet me termin “kukiaio” dhe që është imituar nga shumë lojtarë të mëdhenj. Ja edhe rezultatet e tjera të 20 qershorit në Euro:
1964 vendi i tretë: Hungari 3-1 Danimarkë
1984 në grup: Gjermani 0-1 Spanjë
1984 në grup: Portugali 1-0 Rumani
2000 në grup: Angli 2-3 Rumani
2000 në grup: Portugali 3-0 Gjermani
2004 në grup: Spanjë: 0-1 Portugali
2008 çerekfinale: Kroaci 1-1 Turqi (Turqia fitoi 3-1 me penallti)