Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çerekfinalet e kthimit, Kukësi, Partizani dhe Laçi duan kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës (NDESHJET dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT
Çerekfinalet e kthimit, Kukësi, Partizani dhe Laçi duan

Ndeshjet e javës së 24-të të Abissnet Superiores ia lënë vendin çerekfinaleve të kthimit të Kupës së Shqipërisë.

skuadrat do të luftojnë për një biletë në gjysmëfinale, teksa do të zbresin në fushë të martën dhe të mërkurën.

Të martën do të luhen dy sfida në të njëjtën orë, 13:00. Tirana pret Kastriotin me bardheblutë që janë me një këmbë në fazën tjetër, pasi kanë triumfuar 4-1 në sfidën e parë me krutanët.

Ndërkohë ndeshje e luftuar pritet të jetë ajo mes Kukësit dhe Teutës që do të luhet në “Kukës Arena”. Verilindorët synojnë të përmbysin rezultatin e përballjes së parë, pasi djemtë e detit kanë triumfuar 2-0.

Të mërkurën do të jetë radha e Laçit dhe Partizaniz për të synuar të sigurojnë një biletë për në gjysmëfinale.

Interesante do të jetë sfida mes Egnatias dhe Laçit. Përballja e parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola dhe në Kurbin luhet gjithçka për gjithçka në orën 13:00.

Ndërkohë në orën 16:00 Partizani pret Vllazninë në shtëpinë e tyre. Akti i parë mes tyre ka përfunduar 3-1 në favor të shkodranëve, teksa të mërkurën demat e Colellës kanë detyrim kualifikimin.

SFIDAT dhe ORARET e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë:

E MARTË:

13:00/ Tirana-Kastrioti

13:00/ Kukësi-Teuta

E MËRKURË:

13:00/ Laçi-Egnatia

16:00/ Partizani-Vllaznia

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga