Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Sukses i merituar për Golden State e Boston Celtics

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Sukses i merituar për Golden State e Boston Celtics

Golden State Ëarriors regjistroi fitoren e radhës në NBA, duke iu imponuar 106 – 94 Memphis Grizzlies në “Oracle Arena”.  Klay Thompson me 31 pikë dhe Stephen Curry që shtoi 21 pikë të tjera, ishin më të  mirët për vendasit, që vazhdojnë të ndiejnë presionin e San Antonio Spurs për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

 

Për Memphis spikati Conley me 29 pikë, 6 asiste dhe një top të kontrolluar nën tabelë. Grizzlies me këtë humbje të tretë radhazi rrezikojnë zonën Play off.

 

Miami Heat shkoi deri +15 pikë avantazh në “TD Garden Arena” ndaj Bosrton Celtics, por në fund u dorëzua me rezultatin 112 – 108, falë formës së shkëlqyer të Isaiah Thomas, që shënoi 30 pikë në total. Croëder shtoi 25 pikë të tjera për Celtics, që janë shumë pranë vendin të parë në Konferencën e Lindjes, ku vazhdon të kryesojë Cleveland Cavaliers. Nga ana tjetër skuadra nga Florida mund të humbasë zonën Play Off nëse në ndeshjet e mbetura nuk arrin të mbajë poshtë në renditje Chicago Bulls.

 

Indiana Pacers ndërkohë mposhti 107 – 94 Philadelphia 76-ers, për të forcuar pozitat në zonën Play off. Në këtë përballje nuk spikatën individualitetet, aq sa më miri për nga statistikat rezukltoi Paul George me vetëm 21 pikë, 3 asiste dhe 8 rikuperime.

 

Anthony Davis me 31 pikë, 3 asiste dhe 15 topa të kontrolluar nën tabelë udhëhoqi Neë Orleans Pelicans në fitoren 90 – 115 në parketin e Dender Nuggets. Vendasit ruajtën disi ekulibrat në periodën e parë, më pas kishte vetëm një skuadër mbi parket. Me këtë sukses Pelicans rritin shpresat për një vend në zonën Play Off në Konferencën e Perëndimit.

 

Pëson humbjen e 52-të gjatë sezonit të rregullt Los Angeles Lakers. Në “Staples Center” kalofornianët dështuan 81 – 97 ndaj Portland Trail Blazers, që ngjitet në vendin e tetë në Perëndim. Lillard fitoi duelin me Russell, edhe pse të dy shënuan nga 22 pikë. Ylli i Blazers dha gjithahtu 5 asiste dhe kontrolloi 7 topa poshtë koshit. / Supersport

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga