Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Partizani nuk e meriton këtë pozicion në tabelë” Paulo Buxhelaj tregon PROBLEMIN që ka prishur ekuilibrat te “Demat e Kuq”

Shkruar nga NEWSPORT
“Partizani nuk e meriton këtë pozicion në
Paulo Buxhelaj gjatë derbin përballë Tiranës

Mbrojtësi i djathtë te Partizani Paulo Buxhelaj, ishte në një lidhje live me emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus. Lojtari vlonjat foli për rëndësinë e fitores në Ballësh kundër Bylisit, ndërsa ka treguar problemin e largimeve në sezonet e fundit, teksa ka ndikuar te “Demat e Kuq” në mungesën e stabilitetit:     

“Fitore shumë e rëndësishme për vazhdimësin tonë, sepse fusha e Bylisit është goxha e vështirë. Po i marrim ndeshjet me radhë. Jemi të fokusuar te rivali i radhës, pastaj do të shohim për ecurinë.

Partizani nuk e meriton këtë pozicion në tabelë. Ne po bëjmë maksimumin dhe ta ngrejmë ekipin aty ku e meriton. Ky kampionat ka shumë diferenca të vogla, të gjitha ekipet janë të forta. Nuk është e thjeshtë të fitosh. Lojtarët që kanë ardhur, duan kohën e përshtatjes.

Kemi grup të mirë. Largimet e shpeshta kanë bërë që të pësojmë ngërç dhe të humbasim ekuilibrat. Trajneri Oltijon Kërnaja nuk bën shumë gjëra të mëdhaja, ama mban afër grupin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Derbi ndaj Tiranës? Ndeshje e veçantë. Partizani futete gjithmonë për të fituar. Ia lëm fushës se kush do triumfojë në derbi”.      

Poll

Lexo gjithashtu