Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Gabimet taktike të Nuhiut i dhanë shpresa Dinamos”, Sokol Kushta “skanon” derbin: Po të ishte Ilir Daja te bardheblutë do kishte fituar 3 – 0

Shkruar nga NEWSPORT
“Gabimet taktike të Nuhiut i dhanë shpresa Dinamos”, Sokol
Sokol Kushta, Ilir Daja dhe Ardian Nuhiu

Legjenda e Shqipërisë dhe skuadrës së Flamurtarit Sokol Kushat, i ftuar në emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus, ka “zbërthyer” derbin e luajtur Tirana – Dinamo, sikurse qasjen e trajnerëve:

“Kush ka luajtur në derbi e di çfarë do të thotë. Në momentet më të vështira që ka qenë Partizani, derbet kanë qenë fantastike në kryeqytet. Kjo ndodhi edhe në sfidën e fundit Tirana – Dinamo. Nuk shikohen pikët në këto lloj ndeshjesh.

Në sfida të tilla luan trajneri, pra zgjuarsia e trajnerit. Për mua, Ilri Daja është superiore ndaj trajnerëve të tjerë në kampionat. Te Tirana, presidenti mundohet t’i japi frymë ekipit. Ama, Ardian Nuhiu nuk është në nivelin e Ilir Dajës.

Në analizën time, pikën që mori Dinamo me karton të kuq ndaj bardheblueve, ishte pikë që e mori trajneri. Luajti taktikisht shumë bukur. Nëse Daja do kishte Tirana, Redon Xhixha me shokë do fitonte 2 – 0 ose 3 – 0. Gabimet taktike të Nuhiut i dhanë shpresa Dinamos”.    

Poll

Lexo gjithashtu