Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Ceferin shpall objektivat, Duka tregohet i rezervuar për votën

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Ceferin shpall objektivat, Duka tregohet i rezervuar për

Aleksandër Ceferin është një ndër kandidatët zyrtarë për të marrë postin e presidentit të UEFA-s. Ai po zhvillon fushatën e tij për mbledhjen e votave, ku ka qenë i pranishëm pasditen e sotme në zyrat e FSHF-së.

Pas takimit me presidentin Armando Duka, Ceferin ka dalë në konferencë për shtyp, ku për mediat ka shpalosur një pjesë të projektit të tij dhe atë çka mund të ndryshojë për të ardhmen.

“UEFA e re përfshin federatat e vogla në vendimmarrje. Kemi projekt serioz për të ardhmen. Kemi ide të tjera edhe në shumat monetare. Ka mundësi për të krijuar një Superligë Europiane. Përfshirje të Shqipërisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë për të qenë pjesëmarrës në kompeticionet e mëdha. Është e vështirë të shpalos idetë e mia”.

“Kontaktet e fundit në kombëtaren shqiptare e kam pasur në humbjen në Lubjanë. Me Portugalinë luajtën shumë mirë. Futbolli shqiptar dhe ai slloven kanë të njëjtat të përbashkëta. Megjithatë, mund të themi që keni lidership shumë të mirë. Kam një mbështetje publike të madhe, është diçka e madhe dhe e rëndësishme për mua dhe sido që të shkojnë zgjedhjet. Mbështetja ka rëndësi të madhe. Le të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund”.

Përpos fjalëve të kandidatit Aleksandër Ceferin, ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ii cili ka qenë prezent në konferencën për shtyp. Duka ka dëgjuar me vëmendje kandidatin për president të ardhshëm të UEFA-s, ndërsa i pyetur nga mediat, është treguar i rezervuar se për kë do të votojë. “Për ne patjetër janë të rëndësishme zgjedhjet. Por, ne do të dëgjojmë të gjithë kandidatët dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Nuk mund të bëjmë deklarata përpara kohës, pasi mund të deklarojmë dhe votën”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga